“Pritet të lënë burgun 600 të dënuar” ministrja Gjonaj flet për situatën në burgje: Për shkak të COVID-19 kemi ndaluar takimet. I kemi zëvendësuar me …

Mar 24, 2020 | 12:34
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka sqaruar aktin normativ të firmosur për të burgosurit që do të lirohen, për tre muaj për shkak të koronavirsuit.

etilda gjonaj

Gjonaj thotë se tashmë pritet të lënë qelinë rreth 600 të burgosur, ndërsa për të siguruar shëndetin e tyre janë ndaluar takimet me familjarët dhe janë zëvendësuar me komunikimet online.

Më tej Ministrja e Drejtësisë u shpreh se edhe nëse në burgje do ketë ndonjë rast të konfirmimit të koronavirusit, është krijuar infrastruktura mjekësore në spitalet e burgjeve për trajtimin e tyre.

“Takimi i të dënuarve me familjarët të pezulluara plotësisht deri sa kjo situatë të stabilizohet janë zëvendësuar me komunikime online me qëllim mbrojten e shëndetit të tyre dhe të familjarëve.

Janë marrë masa për krjimin e infrastrukturës mjekësore të posaçme për trajtimin e rasteve të dyshuara. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë rast deri tani.

Por duke parë çfarë ka ndodhur në vende të tjera jemi përgatitiur për shëndetin të burgosurve.

Ministria e Drejtësisë kreu një analizë të detajuar të situatës shendëtuesore në sistemin e burgjeve dhe vendosi që të lirojë për një periudhë tre mujore të gjithë të dënuarit që nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë.

Të gjithë të dënuarit që përfitojnë daljen duhet ti nënshtrohen rregullave ligjore strikte, duke deklaruar nëpërmjet nëj deklaratë se familjarët e tyre duan që të qëndruar në të njëjtën banesë. Parashikohet të lënë burgun rreth 600 të dënuar”, u shpreh Gjonaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura