Pritet të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ish-sulmuesi i Anglisë paralajmëron Brojën: Presioni te Çelsi mund të jetë shumë i madh…

Aug 5, 2022 | 21:03
SHPËRNDAJE

Armando Broja pritet të jetë pjesë e Çelsit për sezonin e ardhshëm me sulmuesin e Kombëtares që duket se ka bindur teknikun Tomas Tuhel. Por duket se jo të gjithë janë në mendimin se qëndrimi i 20-vjeçarit është ideja më e mirë me ish-sulmuesin e Aston Vijës dhe Anglisë, Gabriel Agbonlahor që është shprehur se presioni për Brojën në klub mund të jetë shumë i madh.

67657

“Nuk ka kuptim pse Çelsi nuk po kërkon për sulmues të tjerë. Broja bëri mirë të Sauthempton, por nuk ishte një sezon i plotë.

Është ndryshe, presioni këtu te Çelsi për të mund të jetë shumë i madh.

Çelsi duhet të hidhet në merkato, nëse pyes njerëzit askush nuk është i emocionuar për skuadrën që ata kanë në sezonin e ardhshëm.”, u shpreh Agbonlaor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura