Priteshin në fushë, por “yjet” e kombëtares përfundojnë në tribunë

Sep 7, 2018 | 11:26
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 ka humbur ditën e djeshme përballë bashkëmoshatarëve spanjoll me rezultatin 3-0. Bushi është detyruar të bëj pa futbollsitët për të cilët u fol gjatë se do të ndikonin në cilësinë e skuadrës.

kombetarja-u21-ne-spanje

Bëhet fjalë për Shefit Shefiti, Arbin Zejnullai, Marash Kumbulla dhe Xhakomo Vrioni. Përveç Kumbullës që ishte një zgjedhje taktike e Bushit, 3 të tjerët janë parë në tribunë. Arsyeja është se ata nuk mund të aktivizoheshin për shkak të mungesës së pasaportës shqiptare. FSHF kishte kohë që ishte në kontakt me futbollistët, por ata nuk kanë arritur ende të pajisen me të.

Një tjetër fakt interesant është se ditën e djeshme është aktivizuar Fiorin Durmishaj, për të cilin Bushi deklaroi se ishtë lënë jashtë pasi dontë të provonte futbollist të tjerë. Ndoshta ka qenë një thirrje e momenteve të fundit për shkak edhe të situatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura