Pritej dalja e raporteve në mars, frika nga koronavirusi shtyn sesionin në ‘Venecia’ për paketën ‘anti-shpifje’ dhe Kushtetuesen

Feb 28, 2020 | 20:02
SHPËRNDAJE

Frika nga koronavirusi ka shtyrë seancat e 20-21 marsit në Komisionin e Venecias, që pritej të mbahej për çështje që forta që trazuan politikën shqiptare në muajt e fundit të 2019, si miratimi i paketës anti-shpifje dhe emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni-i-Venecias-ok

Sikurse raporton News 24 shkak për anulimin e sesionit është bërë kërcënimi nga koronavirusi, i cili ka shpërthyer në të gjitha kontinentet, duke lënë mijëra të vdekur, si dhe duke prekur rëndë vendin fqinj, Italinë, ku deri më tani janë shënuar 21 viktima dhe rreth 900 të infektuar.

Paketa Anti-shpfije u dërgua në “Venecia” nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri “një hap pas”, duke mos e votuar në Kuvend pa marrë parasysh opinion e Komisionit të Venecias.

Në 13 shkurt erdhi delegacioni për debatin e fortë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mes Presidentit dhe opozitës nga njëra anë dhe KED-së me shumicën nga krahu tjetër. Çështja përfundoi në SPAK, pas kallëzimit të Presidentit për kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura