“Prite cunamin nëse…”- Zgjedhjet vendore, Berisha thirrje Ramës të mos prekë votat: Të jesh i bindur, kurrë s’do i gëzosh

Nov 26, 2022 | 12:57
SHPËRNDAJE

Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos prekë votat në zgjedhjet vendore të maj.

Ai iu drejtua kreut të qeverisë duke i thënë se “prite cunamin nëse bën cunam”, duke shtuar se “kurrë nuk do ta gëzojë”.

“Nuk dua të kem asnjë iluzion se Rama, siç e paralajmëroi në Peshkopi, e ka ndërmend të bëjë cunam. Do i them prite cunamin nëse bën cunam, të jetë i bindur se kurrë nuk do ta gëzojë”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura