Prishjet te “5 Maji”/ Alibeaj: Të vendosim një memorandum! Jo shembje deri në plotësimin e kërkesave ligjore të banorëve. Nano të vijë sërish në komision me Veliajn

Jan 28, 2022 | 16:49
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve lidhur me prishjet e banesave te lagjia “5 Maji” tha se deputetët në Parlament mund të vendosin një memorandum që të mos ketë shembje deri në plotësimin e kërkesave ligjore të banorëve.

alibeaj

“Ne vërtetë nuk jemi gjykatë, por këtu secili nga ne ka një mjet, mund të ndërmarrim iniciativë ligjore ndërprerje e projektit derisa të zgjidhen kërkesat e tyre. Parlamenti pasi t’ju kemi dëgjuar juve, kush do ta vlerësoja nga secili deputet të marrim iniciativë ligjore për të vendosur një memorandum që të mos ketë asnjë prishje pa u plotësuar kërkesat ligjore të tyre”, tha Alibeaj.

Duke u ndalur te fjala e mbajtur nga drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, Alibeaj u shpreh: “

E ka nisur në rrugë jo të mbarë. Dy gjëra tha në fjalën e vet, një ia ka kërkuar Erion Veliaj, dy paska dëgjuar intervistat e njerëzve që është kërcënuar Erion Veliaj. Për këtë arsye ne të dëgjojmë banorët, dhe drejtori i policisë është i detyruar të rrijë. Përgjegjësia është e institucionit. Këtë ka detyrë. Të operojnë me dëgjesën për banorët, të dëgjojmë hallin e tyre, përgjegjësinë e tyre. Të rivijë në këtë komision së bashku me z.Veliaj dhe t’i dëgjojmë edhe një herë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura