“Prishja e Teatrit Kombëtar ndez protesta dhe zemërim”- “New York Times”: Forca të shumta policore larguan me spraj piperi aktorë e aktivistë, ndërsa…

May 17, 2020 | 19:39
SHPËRNDAJE

Situata e krijuar në kryeqytet, pas prishjes së Teatrit Kombëtar, gjë që nxiti përplasjen e protestuesve me policinë, ka tërhequr edhe vëmendjen e “New York Times”.

Në artikull, “New York Times” shkruan se autoritete shqiptare filluan shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, herët këtë të diel, pasi nxorën nga aty aktorë e aktivistë, që mbronin godinën.

teatri-600x360

Më tej, në artikull thuhet se Rama zgjodhi të vepronte gjatë mbylljes si pasojë  e koronavirusit dhe se shembja e Teatrit nxiti protesta dhe zemërim në shoqëri.

Artikulli i plotë:

Autoritetet shqiptare filluan shembjen e ndërtesës së teatrit kombëtar herët të Dielën, pasi larguan që aty dhjetëra aktorë dhe aktivistë që e mbronin, ndërsa  një turmë e madhe nejrëzisht brohoriste “turp” dhe “diktaturë”.

Për më shumë se dy vjet aktorë, aktivistë dhe opozita kanë kontestuar planet e kryeministrit socialist Edi Rama për të ndërtuar një teatër të ri, duke thënë se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit, dhe e akuzuan atë për praktika korruptive.

Një forcë e madhe policore u shfaq para agimit dhe largoi anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përdorur spraj piper. Buldozerët më pas filluan rrënimin e kolonës së saj të përparme, duke rrëzuar  fjalët “Teatri Kombëtar”.

Fati i ndërtesës, i ndërtuar në vitin 1939 dhe i bërë në një teatër kombëtar në 1945, ka zemëruar shoqrinë, ndërsa Rama kishte zgjedhur të vepronte gjatë mbylljes si pasojë e koronavirusit.

“Kjo nuk është më për prishjen e teatrit, por rrëzimin e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë,” tha një anëtar i paidentifikuar i aleancës në një video në Facebook.

Rama, qeveria e të cilit thotë se teatri ishte i dëmtuar dhe kishte nevojë për modernizim, i qëndroi mendimit të tij se po nxiste përparimin, pasi ndërtoi një stadium të ri futbolli.

“Këta janë të njëjtët njerëz që u ngritën kundër çdo projekti në Tiranë. Ata nuk duan zhvillim, por nuk mund ta ndalojnë Tiranën,” tha Rama në një postim në Facebook.

Protestuesit shtyn policinë duke bllokuar hyrjen në Teatër, teksa brohorisnin “poshtë me diktaturën”, duke çuar në 37 arrestime. Një polic u shtrua në spital pasi u godit nga protestuesit, ndërsa një dëshmitar i Reuters gjithashtu pa një protestues me lëndime në kokë.

Njëri nga të arrestuarit, analisti i mediave Alfred Lela, tha pas lirimit të tij se policia kishte përdorur dhunë të pajustifikuar dhe abuzim verbal. Policët shkelmuan protestuesit, të cilët hodhën shishe uji, sipas një dëshmitari të Reuters.

Policia tha se akuzat për dhunë ishin të pavërteta.

Kritikët e planit fillestar për një teatër të ri thanë se puna i ishte dhënë një prej partnerëve të preferuar të qeverisë pa qenë subjekt i tenderit, për ndërtimin e disa pronave të reja të larta, të përfshira në marrëveshje.

Qeveria Socialiste u tërhoq nga ai plan në shkurt.

Protestuesit kanë pohuar se me ligj kërkohet një periudhë gjashtë mujore që të miratohet një projekt i ri, dhe se qeveria nuk ka siguruar lejet e duhura për të realizuar prishjen.

Mariya Gabriel, Komisioneri i Inovacionit, Kërkimit, Kulturës, Edukimit dhe Rinisë së Bashkimit Evropian, javën e kaluar nxiti diskutime të mëtejshme para se të merrej ndonjë vendim mbi teatrin.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se prishja ishte e paligjshme, dhe gjithashtu kishte “prishur themelet e shoqërisë”.

Presidenti Ilir Meta, i cili mban një rol kryesisht ceremonial në shtet, është ankuar në gjykatën kushtetuese për prishjen, të cilën ai e ka quajtur një “krim juridik, moral dhe kushtetues”. Gjykata ende nuk është funksionale.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura