Prishja e Teatrit Kombëtar, analisti: Ja qëllimi i fshehtë i Edi Ramës

Feb 14, 2018 | 10:13
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”,  ka deklaruar për ndërtimet mbi Teatrin Kombëtar duke thënë se kjo qeveri po bën gjëra të reja për të fituar para.

Lubonja tha se i vetmi qëllim i fshehtë i ndërtimeve aty është, rritja e shifrës së tenderave me të cilët vjedhin.

lubonja2

 

“Unë kam një kohë të gjatë që e njoh këtë problem. Nuk është hera e parë që flitet për prishjen e teatrit, ka qenë një projekt i hershëm teatrit, qysh kur ishte ministër kulture Rama ka dashur luajë. Ne kemi qenë kundër atëherë, unë kam qenë edhe këshilltar në atë kohë. Pastaj ka pasur  një projekt tjetër, kur ishte kryetar Bashkie që donte të prishte  teatrin që është një trashëgimi kulturore e Shqipërisë. Dikush mund të thotë  që është një ndërtesë e dobët. Është një ndërtesë me arkitekturën e vet, me historinë e vet që edhe po u rikonstrukturua duhet të rrijë ashtu siç është.

Kryeministri edhe më herët thoshte se është e parikuperueshme, sepse kryeministri do beton dhe beton për të do të thotë para, investime. Ai prishi edhe stadiumin Qemal Stafa, thoshte nuk është i bukur apo nuk është i rikuperueshëm.  Pra një shtet ruan, rikuperon. Në Itali kur bien tërmetet, atje ka një parullë që e përdorin gjithmonë: “Ashtu siç ishte dhe ku ishte”. Kryeministri ynë nuk e njeh fare këtë.

Atje ku u prish një urë osmane, karakteristike, fantastike. Shqipëria që ndërton gjithë këto pallate, që ka kaq shumë  beton ka kaq shumë gurë nuk ka mundësi ta bëjë ashtu atë?! Pse? Sepse ata duan ta bëjnë jo “Ashtu siç ishte ku ishte”, por duan të bëjnë një gjë të re që të fitojnë para. Ta shtojnë sa më shumë atë shifrën e tenderave me të cilat vjedhin. Plus fut edhe ndonjë dëlir të kryeministrit për kullat. Dhe të gjitha këto bashkë kanë sjellë këtë katrahurë që kemi ne sot.

Unë mendoj se ky është qëllimi i fshehtë, prishja atje për ndërtime, dhe kjo është fasada, sepse ky është stili i Edi Ramës, e ka përdorur gjithmonë. Edhe kur prishi kinemanë “17 Nëntori” tha njëherë e ka futur brenda ai arkitekti, pastaj doli që s’ka as kinema. Është një mashtrues i njohur kombëtar dhe  ndërkombëtar. Është fatkeqësia jonë që i zgjedhim këta mashtrues.

Ajo që më vjen keq është se këta aktorë shumë të njohur, figura të njohura e bëjnë një çikë si tha ai që kur morën atë, unë thashë mua s’më ka kapur, kur morën atë tjetrën s’e kanë me mua, kur më erdhën mua s’kishte njeri që të më mbronte. Kështu është problem, ata duhet të ngrinin problemet e Tiranës dhe gjithçka që bën ky Kryeministër dhe kjo ministre kulturë prej kohësh. Mos harroni se janë mashtrues. Gjejeni atë fasadën e stadiumit “Qemal Stafa”, që një herë thanë do ta ruajmë, pastaj thanë do ta vëmë atje ku ishte. Pastaj kjo ministre doli e krahasoi me një piramidë në Egjipt kur u ndërtua në vitet 60 një hidrocentral, që e zhvendosën ata, dhe tha do ta zhvendosim. Di ti ndonjë vend se ku do ta zhvendosin? Ka ndonjë projekt? Këta janë njerëz mashtrues mor ti zotëri, që thashë kanë mbrapa tyre një batalion mashtruesish dhe kjo po na çon në këtë katrahurë. Kjo është historia jonë mendoj unë dhe unë kështu e kam komentin për teatrin”, tha Lubonja.

Pyetje: Është një konflikt që zgjat prej kohësh, sikurse e thatë edhe ju qëkur Rama ishte ministër. Si do të përfundojë?

Kjo do të përfundojë kështu: Në qoftë se bëhen njerëzit bashkë dhe rezistojnë, dhe mësojnë të rezistojnë jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, këto lloj qeverish do të fillojnë të tërhiqen dhe do të ketë më shumë hapësirë lirie. Për ndryshe do të fitojë arroganca e mashtruesve. Mua me vjen keq sepse po të shikosh ne e kemi bërë edhe më herët këtë debat për prishjen e teatrit. Aty kishte njerëz arkitektë, po përmend ne emra, Maks Velo, Artan Lame, Artan Shkreli etj. Ishin të gjithë që u mblodhën aty dhe protestuan dhe e bënë që të ndalojë ai projekt. Edi Rama aty, ka qenë edhe ministri i kulturës atëherë. Pra vetëm kjo është. Nëse njerëzit bashkohen. Tani unë shoh që shumica e këtyre unë i shoh që heshtin, o kanë marrë ndonjë punë aty, o kanë marrë ndonjë gjë dhe nuk flasin më dhe shikoj që po pakësohen. Një pjesë po ikin dhe kështu shteti ngelet në dorën e injorantëve dhe mashtruesve, e njerëzve të sëmurë. Dhe ka një sociopati kolektive që po e çon drejt katrahurës. Kjo është një nga ato aspektet. Këta aktorë duhet të kishin lëvizur përpara për gjithë teatrin e madh që është Tirana që po projektohen tani kulla të pa para, që unë nuk e di pse duhen ato kulla, përveçse për të pastruar paratë e pista të këtyre trafikantëve.

 

Pyetje: Çfarë ka ndodhur sipas jush këto 18, 20 vjet, që ju thoini se ka pasur më shumë oponencë dhe tani është tkurrur, arrijmë në këtë pikë që themi a arrihet më të ketë një reagim apo jo, apo siç e tha edhe Bujar Asqeriu  se ne nuk u bëjmë dot më asgjë këtyre, i paftë zoti?

Shiko si ka thënë ai, ja pra. Tani ka një thënie që thotë “kundrejt të marrëve edhe zoti është i pa fuqishëm”. Kur them për të marrë nuk kam parasysh vetëm Edi Ramën. Të marrë janë edhe të gjithë ata biznesmenët, ata trafikantët që nuk duan tia dijnë farë për këtë qytet, që po të shikosh familjet o i kanë çuar jashtë shtetit, o kanë bërë vila jashtë Tirane dhe këtu e përdorin Shqipërinë dhe Tiranën si vend për të nxjerrë para.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura