Prishja e stadiumit, Besnik Aliaj debat me Artan Shkrelin në Facebook

Apr 29, 2016 | 13:27
SHPËRNDAJE

Prishja e stadiumit “Qemal Stafa” dhe ndërtimi aty i një stadiumi të ri me një kullë 15 katëshe ka përplasur në Facebook dy njohës të mirë të arkitekturës, Besnik Aliaj, këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe Artan Shkreli, sot këshilltar i kryeministrit Rama.

stadiumi koreografi

Ka qenë Aliaj i cili fillimisht ka bërë një status ku shkruan se arkitektura ‘fashiste’ e stadiumit nuk u prish as nga komunizmi, ndërkohë që po prishet tani në emër të një stadiumi të ri.

Në debat ka ndërhyrë edhe Shkreli i cili thotë se ishte Berisha ai që planifikoi i pari prishjen e stadiumit.

Debati në Facebook

Besnik Aliaj: As komunizmi nuk e preku arkitekturen “fashiste” te bulevardit dhe stadiumit. Edhe kur nderhyri beri nje shtese anesore per nevojat e sportit por nuk preku aspak stadiumin dhe arkitekturen ekzistuese te tij. As qeverite demokratike te Italise te pas luftes nuk preken arkitekturen dhe stadiumet “fashiste” te kohes se Musolinit. Mos mendoni se ishte rastesore. Historia eshte histori dhe dokumentohet! Politika dhe interesat vene e vijne. Kombi mbetet aty! Madje ne se ke mbrojtur dje Piramiden, sot duhet te mbrosh edhe Stadiumin me te njejtin standard ndryshe je me dy standarde!  Mos te shkaterrojme dhe talibanizojme edhe ate pak histori e identitet qe na ka mbet !

besnik aliaj

Artan Shkreli: Pjesa monumental e stadiumit nuk do prishet si rezultat i nje impenjimi tonin te gjate e larg prozhektoreve, impenjim qe filloi qe nga vendimi i Berishes per shkaterrim akritik te tij; kur asnje prej “mbrojtesve” nuk u ndje. Me dy standarde jane ata qe milituan dje per te prishur piramiden, veper monumentale shqiptare, e mbrojtur njesoj si stadiumi dhe sot krokodilojne.

Besnik Aliaj: Artan hiq dore nga gjuha me berishe e rame. jemi profesioniste. per piramiden kam dale ne mbrojtje. ne se e ke per te tjere thuaje. por ndertimi i stadiumit te ri mbi nje stadium ceremonial te Brasinit eshte gabim dhe vetem gabim, po aq sa ata qe donin te ndertonin parlamemtin mbi piramide. une vete e kam thene kete ne opinion, ne reviste ne gazete me shkrim e me ze e fytyre. berishen aty e ke shko thuaja i del vete zot vetes ai. ska nevoje per mua. dhe as marr persiper ta mbroj. por bindjet e mia une nuk i lidh me askend. natyrisht debatin nuk e personalizoj pro flas ne parim. te keshiklloj te shikosh idete qe po hidhen ne treg. te prishim stadiumin se eshte fashist. ky projekt ka shume probleme dhe ti duhet te mbash qendrim se je profesionist. natyrisht nuk te kerkoj te besh harakiri. por sic e ke evene re asnjehere nuk kam share ofenduar as ty as njeri.

Artan Shkreli: Nuk permenda ty, pasi mendoj se statusi yt eshte parimor, por pikerisht se i tille besoj se lexohet edhe nga Adame te vonuar, qe sic duan te mbrojne me te drejte stadiumin, duan te shuajne pa te drejte historine e mbrojtjes se tij, por dhe te tjerave. Mos e merr personale pasi une e njoh rolin tend ne kete drejtim.

Arkitekti Artan Shkreli
Arkitekti Artan Shkreli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura