Prishja e ndërtesave në Jalë, Vasili: Banoret kanë të drejtë kur e quajnë kryeministrin “ISIS”

Sep 18, 2018 | 11:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me aksionin e prishjes së 9 ndërtesave në Jalë.

“Banoret e Jalit kane te drejte, kur quajne kryeministrin ISIS. Banoret e Jalit te fshatit Vuno po perballen me sulmin felliqur dhe shkaterrimtar te kryeministrit. Pasi beri parade dhe tundi menderet gjithe beharin neper Jal, tani ky i pabese po sulmon poshtersisht pronat bisneset e ngritura me gjak e sakrifica. Vunoi eshte djegur nga okupatoret disa here, por ky kryeminister si gjakshprishur iu kaloi edhe atyre”, shprehet Vasili në një reagim në rrjetet sociale.

vasili

Aksioni i IKMT

Objektet në fjalë, me sipërfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katëshe, kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri, sipas IKMT.

Në një njoftim zyrtar,  Aksioni i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  njoftoi se, “ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë proçesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm. Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit. IKMT ka qenë e mbështetur edhe nga policia e shtetit në këtë aksion”.

Gjatë aksionit të prishjes së ndërtesave ka pasur konfrontim të banorëve me policinë.

jale2

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura