Prishja e miqësisë me Ramën, ja përgjigjja e Kokëdhimës për Fevziun

Jul 26, 2016 | 14:23
SHPËRNDAJE

Ish deputeti socialist, Koço Kokëdhima i është përgjigjur gazetarit Blendi Fevziu lidhur me shkrimin e tij të fundit për prishjen me Edi Ramën.

rama-kokedhima-e1425037977965
Rama dhe Kokedhima

Pak ditë më parë Fevziu shkruajti në portalin e tij opinion.al se marrëdhënia e mirë mes Ramës dhe Kokëdhimës u prish pasi kryeministri nuk ndërhyri te Gjykata Kushtetuese për të mos i hequr mandatin deputetit.

Por në një shkrim editorial të kryeredaktorit të gazetës “Shekulli”, Arben Rozhani, të publikuar sot jepet një version tjetër lidhur me gjyqin në Kushtetuese.

Sipas Rozhanit, Kokëdhima nuk pranoi as që ti kërkonte Ramës të ndërhynte në Kushtetuese, as që të paguante gjyqtarët.

“Kur binte fjala ndonjëherë këta muajt e fundit, për drojën se mos Gjykata Kushtetuese do të vendoste, siç bëri, që t’i hiqte mandatin e deputetit, Kokëdhima tregohej indiferent, për atë që shumë njerëz në Shqipëri e shohin si çelësi për të hapur dyer të mëdha. Mandati, si karton, ishte i parëndësishëm për të. Rëndësi kishte vetëm fakti që përfaqësonte zgjedhësit e zonës së tij. Në shumë biseda, nga shkurti 2015, deri para dy muajsh, dëgjova njerëz që këshillonin shumë shkurt: Deputeti duhet të bëjë dy gjëra: të kërkojë ndërhyrjen e Ramës ose të Metës te gjyqtarët, ose të paguajë. Kur ia pata thënë këtë Kokëdhimës, mora si përgjigje një të sharë të rëndë për mesazherin dhe një refuzim të prerë: Harroje!!! Jam në të drejtën time, sepse nuk kam bërë gjë. Është vetëm sulm politik i opozitës që sigurisht kërkon edhe reagimin e nevojshëm politik nga drejtuesit e PS-së”, shkruan Rozhani.

Fevziu

Sipas tij “Por unë jam shumë i qetë për të pritur vendimin e gjykatës”. Nuk ndodhi ashtu. Mandati i Kokëdhimës u hoq, sepse askush nuk u investua për të mbrojtur të drejtën, por, për më keq, investimi më i madh ishte që ai mandat të hiqej, sepse Koço Kokëdhima nuk i duhej më kësaj të majte. Kjo ishte besëprerja që ligështoi aq shumë deputetin e Vlorës, në një moment kur ai sapo ishte zgjedhur nga Asambleja Kombëtare e PS-së sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin dhe si deputeti që kishte lënë pas dy fushata të shkëlqyera, një parti të rinovuar në rajonin Vlorë-Gjirokastër, por, për fat të keq, edhe shumë armiq në PS”.

Rozhani shkruan më tej se “Kokëdhima nuk donte ta konsideronte se reforma e tij për të zhbërë strukturat e atrofizuara në bazën e partisë, kishte pengesa brenda vetë saj, nga qendra në bazë. i mësuar me kontaktet me elektoratin, hallet e tyre jo vetëm gjatë fushatave të vitit 2013 dhe 2015, por edhe në takimet e përditshme, njoftimet që i vinin nga zyrat e ngritura në rajonin e Vlorë-Gjirokastrës, ai e kishte të qartë atë që po bënte: një parti të hapur për të rinjtë, për profesionistët, për të mënjanuarit dhe të përçmuarit e të majtës, duke ia hequr rolin e qehajait një grushti njerëzish, prej të cilit partia ishte kthyer në një parti familjare, që trashëgohej dhe mbyllej brenda një trungu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura