Prishja e banesave tek “5 maji”/ Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj takon banorët: Hakmarrje politike, nxjerrja në rrugë e familjeve është e pafalshme

Oct 27, 2021 | 9:58
SHPËRNDAJE

alfred-rushaj

Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj ka takuar banorët e zonës së “5 maji” ku ka filluar prishja e disa banesave. Sipas tij, janë 1200 banorë të prekur nga prishjet në shkelje të ligjit, duke mos u respektuar as detyrimi ligjor.

Rushaj u bëri të ditur banorëve se do të garantojë banorët për realizimin e kërkesës së tyre për përfshirjen e KLSH-së në nxjerrjen e parregullsive për projektin.

“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë.”- tha Rushaj.

Nënkryetari i PD vuri në dukje edhe anën politike të aktit të paligjshëm të qeverisë për prishjen e shtëpive të banorëve tek lagjia “5 maji”.

“Shoh që ka dhe hakmarrje brenda, pasi kjo zonë ka votuar PD dhe gjejnë rast t’u bien banorëve. Disa mendua se do të zgjidhnin punë me votimet, por ju paralajmërova që po ju mashtrojnë, së kështu kanë bërë kudo. Një projekt i madh do të thotë se Interesat janë të mëdha.” – u shpreh nënkryetari i demokratëve.

Banorët tek “5 Maji”dhanë një mesazh të fortë për qytetarët e tjerë, duke u kërkuar të mos gënjehen, të mos heshtin dhe të mos shpresojnë tek kjo qeveri.

“Erion Veliaj dhe Edi Rama po fshihen. I zoti i shtëpisë që i fshihet familjes, ai është kot. Edi Rama është edhe kryeministër, kryeprokuror, kryegjykatës, kryepolic e dreqi e t’bir dhe sot jemi në rrugë të madhe. Jemi, sepse kemi pritur sa na ka ardhur litari neve në fyt”- thanë kryefamiljaret të nxjerrë me forcë nga shtëpitë që kanë nisur të prishen. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura