Prishet konsensusi për Reformën? Meta ndërpret vizitën në SHBA, kthehet në Shqipëri

Jul 28, 2016 | 9:57
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer me urgjencë në Shqipëri.

meta

Zyra për shtyp e Metës njofton se kthimi i detyruar i Metës “bëhet për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”.

Gjatë kohës që kreu i Kuvendit Ilir Meta njoftoi ndërprerjen e vizitës në SHBA, kreu i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafaj tha se PD është e njohur me draftin e vettingut që në 4 korrik.

“Është një nga shtatë ligjet që bën të mundur ngritjen e institucioneve të reja dhe fillimin e realizimit të reformës në drejtësi. Është një ligj shumë i rëndësishëm. Pa nisur procesi i vetingut s’mund të nisë reforma në drejtësi. Ligji ka pasur një proces shqyrtimi. Me dorëzimin e projektit kushtetues nga komisioni i posaçëm në Kuvend për tu futur për shqyrtim, u futën në kalendar edhe shtatë ligjet, të cilat ishin programuar për në 28 korrik”, tha Xhafaj.

Sipas tij “Komisioni i posaçëm ka zhvilluar disa mbledhje dhe ky projektligj është shqyrtuar. Është gënjeshtër e atyre që thonë se s’kanë pasur kohë për ta njohur ligjin. Në katër korrik ata që bojkotuan procesin kanë marrë dhe janë njoftuar me projektligjin. Ajo që është dërguar dje është reflektimi i ndryshimeve të fundit kushtetuese. Projektligji është gati për të kaluar në seancë plenare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura