“Prishën rrjetën pranë portës dhe tentuan të thyejnë dritaret”- Kryefamiljari tregon dinamikën, si efektivët e FNSH-së i terrorizuan gruan e fëmijët: E mbështetën pas dere dhe…

Feb 3, 2023 | 16:13
SHPËRNDAJE

Efektivët e FNSH-së kanë ushtruar kontroll në banesën e një familje në Dajç të Lezhës, por pa u dhënë asnjë shpjegim mbi arsyen e këtij operacioni.

Brenda shtëpisë në atë moment ndodhej gruaja dhe dy fëmijët e saj të mitur të moshën 14 dhe 16-vjeç, ndërsa bashkëshorti punon në Mal të Zi.

Kryefamiljari Artan Gjinaj, i cili është kthyer në shtëpi menjëherë pas ngjarjes, tha për mediat se efektivët i kanë terrorizuar familjen dhe policia nuk i jep asnjë informacion mbi detajet e këtij operacioni.

Ai tregoi se efektivët e FNSH-së i kanë shkatërruar rrjetën pranë portës dhe më pas kanë tentuar të thyejnë dritaren. Pasi bashkëshortja e tij u ka hapur derën, blutë e kanë mbështetur gruan pas dere dhe kanë ushtruar kontroll brenda banesës.

“Në orën 04:45, policia thonë sepse ne nuk e dimë, kanë ardhur në shtëpinë time për kontroll pa dhënë asnjë shpjegim. Unë punoj në Mal të Zi dhe gruaja më ka marrë rreth orës 05:00 se kishin ardhur për kontroll pa polic zone dhe pa kryeplak.

Thonë që janë policia e Shkodrës, kanë ardhur me maska, kanë tentuar të thyejnë dritaret dhe kanë prishur rrjetën tek porta, kanë tentuar të hapin derën. Kur nusja ia ka hapur pasi i thanë ‘jemi policia e shtetit’, ata e kanë mbështetur për dere, kanë bërë kontroll në shtëpi.

S’kemi asnjë problem, ishte polici i zonës dhe tha se nuk vijnë më. Unë punoj në Mal të Zi, dhe sot 14 minuta ka bërë rruga nga atje për të ardhur deri këtu kur me mori gruaja. Ishin vetëm me fëmijët kur ndodhi, më kanë terrorizuar familje”, tha Artan Gjinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura