Prindërit vënë alarmin: Pedofili në park na ngacmon fëmijët. Policia e arreston

Apr 26, 2018 | 9:21
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka arritur të kapë sot një person 59-vjeçar, i cili është raportuar se ka ngacmuar fëmijët të hënën tek parku i qytetit në Prishtinë.

arrestim

Përmes një njoftimi për media, Policia ka konfirmuar se ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka intervistuar edhe dëshmitarët e rastit.

“Me datë 23.04.2018 ne Stacionin Policor Qendra në Prishtinë është raportuar një rast për ngacmimin e disa fëmijëve tek Parku i Qytetit. Njësia patrulluese ka dale ne vendin e ngjarjes, ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka intervistuar edhe dëshmitaret e rastit. Pas arrestimit policia ka njoftuar Prokurorin e çështjes nga Departamenti i Përgjithshem dhe Prokurorin per te mitur”, ka thënë Policia.

Në komunikatën policore thuhet se ndërkohë që Policia ka kontaktuar edhe familjarët e të dyshuarit janë ngritur dyshimet se i njëjti ka dëmtime të shëndetit mendor.
Disa fotografi që janë publikuar sot në rrjetin social Facebook, tregojnë pedofilin e dyshuar në afërsi të madhe me fëmijë në parkun e qytetit. Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura