Prindërit e Sabrina Bengaj padisin në gjykatë Elton Metajn: Kërkojmë heqjen e përgjegjësisë prindërore që ka ndaj mbesës

Sep 23, 2021 | 13:54
SHPËRNDAJE

Prindërit e Sabrina Bengaj, Partizan dhe Valentina Bengaj, kanë ngritur ditën e sotme në gjykatën e Fierit një padi ndaj ish-dhëndrit Elton Metaj, për heqjen e kujdestarisë prindërore ndaj mbesës.

sabrinabengaj-partizanbengaj

Prindërit e 23-vjeçares të ndjerë, e cila u ekzekutua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, kërkojnë që këtij të fundit t’i hiqet përgjegjësia prindërore mbi vajzën e mitur.

Kujtojmë se vetëm 5 ditë më parë Partizan Bengaj autorizoi avokatin Saimir Vishaj që të jetë përfaqësuesi i tij në proceset gjyqësore.

Vishaj në prononcimin e tij për media deklaroi se do të zhvillohet dhe një gjyq civil për të vendosur për kujdestarinë e mbesës.

Heqja e kujdestarisë së Elton Metaj ndaj të bijës, duket se është hapi i parë i prindërve të Sabrina Bengajt për të marrë kujdestarinë e mbesës së tyre.

“Ne kemi vendosur të përfaqësojmë zotërinë në process gjyqësor. Është një ngjarje shumë e rëndë, n aka dhënë tagrat për ta përfaqësuar si viktimë në padinë civile për jkujdestarinë e vajzës 2 vjeç. Me dokumentet që kemi në dorë, është shumë e rëndë se si është liruar një person nga muaji tetor që është vendosur masa e sigurisë, arrest me burg, pa kaluar 7-8 muaj. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, unë do i drejtohem Prokurorisë së Fierit për të marrë të gjitha dokumentet pasi të kemi të gjtha atëherë do i drejtohet në SPAK” – tha Vishaj.

 

padia e Partizan Bengaj per elton

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura