Prindërit e divorcuar, Keisi Medini tregon arsyen se pse nuk flet për raportin që ka me nënën e saj: E kam lënë mënjanë, ajo ka jetën e saj…

May 28, 2023 | 20:02
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e Big Brother, Keisi Medini ka rrëfyer si kurrë më parë marrëdhënien e saj me nënën e saj dhe të atin, këngëtarin e njohur Sabianin.

Capture

Keisi në ‘Why Not’ tha se marrëdhënia me nënën e ka shumë të ngushtë, ashtu si dhe me Sabianin por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit, ndaj dhe nuk flet shumë për të.

3FB5E807-F162-42D2-B0B0-91080F9AB9D3-1024x681

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Marrëdhënia jote me mamin?

Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.

Çfarë ke marrë nga mami?

Nuk e di saktë se çfarë kam marrë por, të dy janë me sy jeshil unë i kam bojëqelli, mami ka hundën e vogël po ashtu dhe babi. Mund të them se kam marrë më të mirën nga të dy.

Sabiani e takon mamin?

Normal që po, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si radhëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura