Prindërit dërgojnë të pajetë në spital djalin 13-vjeçar. Dyshimet e para për ngjarjen

Nov 20, 2021 | 18:55
SHPËRNDAJE

Një 13-vjeçar ka humbur jetën në Lushnje. Sipas policisë, kanë qenë familjarët të cilët kanë dërguar në spital të miturin, ndërsa dyshimet janë se ai mund të jetë vetëvarur.

policia

“Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shenja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura