Princi saudit: Vrasja e Kashogit, “një krim mizor i pajustifikueshëm”

Oct 24, 2018 | 22:57
SHPËRNDAJE

Princi saudit i Kurorës e quajti vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi “një krim mizor të pajustifikueshëm”.

4BBC2EBD-7F9C-434E-AAC6-D6CCC4B2239E_w1023_r1_s

Princi Mohammed bin Salman tha gjithashtu se vrasja e gazetarit nuk do të shkaktojë përçarje mes Arabisë Saudite dhe Turqisë, raporton “Voa”.

Ai i bëri komentet të mërkurën në Nismën për Investime të Ardhme. Konferenca e këtij viti, u la në hije nga vrasja e gazetarit Khashoggi më 2 tetor. Zyrtarët turq thonë se një grup saudit prej 15 vjetësh e vrau atë në Konsullatën Saudite në Stamboll. Një pjesëtar i grupit shoqërues të Princit të Kurorës, mendohet të ketë qenë në konsullatë në atë kohë.

Udhëheqës ndërkombëtarë të biznesit janë tërhequr nga pjesëmarrja në konferencë, në shenjë proteste ndaj vrasjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura