Princi Mohamed Bin Salman nuk heq dorë, mbi 3 milionë paund për “djajtë

Oct 21, 2019 | 11:34
SHPËRNDAJE

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman, po përgatit të bëjë një ofertë të tretë për të blerë klubin e Mançester Junajtidit, ndërsa e ardhmja e aksioneve të familjes Glejzër mbetet e pasigurt, sipas “Mirror”.

19939212-0-image-a-42_1571524407086

Bin Salman ka bërë dy përpjekje të mëpërparshme afro 3 miliardë paund për të përvetësuar klubin më të titulluar të Anglisë, por familja amerikane që zotëron aksionet e “djajve” që prej vitit 2003, nuk ka pasur asnjë plan për t’i shitur ato. Në të dyja rastet, ata i kanë refuzuar ofertat dhe përgjigjja ka qenë se nuk do ta shisnin për asnjë shifër klubin që 16 vjet më parë e blenë për 790 milionë paund.

Por, “Mirror” zbulon se gjërat mund të kenë ndryshuar këto kohë dhe Princi Mohamed po përgatit një ofertë të tretë, e cila këtë herë mund të dëgjohet nga amerikanët. Javën e shkuar, u mësua se një nga pronarët, Kevin Glejzër, po përgatitej për të shitur 13% të aksioneve të tij në bursën e Nju Jorkut, pas lajmit se klubi do të vuajë një ulje të të ardhurave për herë të parë në shumë vite.

Kjo do të ndodhë për shkak se sponsori kryesor i fanellës, “Chevrolet”, ka refuzuar që të rinovojë kontratën prej 450 milionë sterlinash, duke bërë që Kevin Glejzër të nxjerrë në shitje pjesën e aksioneve të tij, të cilat në vlerë monetare arrijnë në 270 milionë sterlina. Por administratori i deleguar i “djajve”, Eduard Uduard, rikonfirmoi ditën e djeshme se pronarët nuk kanë asnjë plan për t’i shitur aksionet e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura