Princi i Monakos infektohet me koronavirus, reagon Kreu i Shtetit: Shpresoj të kthehet sa më shpejtë në krye të punëve. Kontributi i tij …

Mar 19, 2020 | 18:47
SHPËRNDAJE

Pas konfirmimit të lajmit se Princi i Monakos, Alberti II është infektuar nga koronavirusi ka reaguar presidenti, Ilir Meta.

pjimage (4)

Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen e të popullit shqiptar!

Reagimi i Presidentit:

Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë.

Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar!

Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara!

Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura