“Princi i Emirateve më hapi derën e shtëpisë së tij”- Rama flet nga Abu Dabi, tregon arsyen e vizitës dhe marrëveshjen që ka firmosur

Nov 26, 2020 | 11:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Abu Dabi dhe ka treguar arsyen pse ai udhëtoi drejtë Emirateve të Bashkuara Arabe pikërisht ditën që përkonte me 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit.

Rama gjatë fjalës së tij tha se “Princi i Emirateve i hapi derën e  shtëpisë së tij” dhe se gjatë kësaj vizite ai ka shkuar për të firmosur marrëveshjen për ndërtimin e 2000 apartamenteve të reja që do ndërtohen në zonat e prekura nga tërmeti i 26 prillit.

Rama ka folur për investimet në Durrës, teksa tha se pikërisht në këtë qytet do ndërtohet porti më i madh në Mesdhe.

“Rastësisa e desh që sot në një vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi për firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës. Ishte mirësia vëllazërorë e një miku të çmuar të Princit të Kurorës Mohammed Bin Zayed që në ato ditë të zymta më hapi dyer të shtëpisë së tij dhe më dëgjoi lutjet e mia. 

Ministri i rindërtimit dhe agjencia jonë për zhvillimin e territorit kanë punuar së bashku me skudrën e vënë në dispozicion nga Princi për të dakordësuar marrëveshjen që sot firmosim. Qeveria shqiptare do të financojë infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë, ndërsa sipërmarrësi i mirënjohur i botës arabe Muhamet El Alabar, do të realizojë qoftë banesat e Spitallës, qoftë banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembur në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me Princin e Kurorës kemi dakordësuar përfshirjen e Emirateve për zhvillimin e Durrësit përmes investimeve direkte në projekte të mëdha në radhë të parë për turizmin, por jo vetëm,

Kthehet në një moment të dytë nevoje për popullin. Herën e parë ai u ul me një avion ndihmash  në pistën e Kukësit, që i ati i tij ndërtoi me shpejtësi për të mbështetur viktimat e pastrimit etnik nga Kosova. Ai kthehet jo vetëm për të ndihmuar

Por edhe për të na mbështetur në përpjekjet për Shqipërinë që duam përmes projekteve dhe investimeve afatgjata në vendin tonë. Duke e nisur nga Durrësi ku parashohim një investim të parë të madh për transformimin e portit të mallrave në Durrës në një nga portet më të bukura të Mesdheut. Mirënjohje për këtë mik, për këtë  vend dhe edhe njëherë më të keqen e kemi lënë pas. Më e mira është para nesh”- u shpreh kryeministri.

ramaaa

Ndërkohë që në Shqipëri, udhëtimi i Edi Ramës drejt Abu Dabit është komentuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka thënë se arsyeja e vërtetë është se ai ka shkuar për të bërë vaksinën anti-Covid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura