Princi Charles dhe Camilla nisin turin ballkanik, sot në Kroaci

Mar 14, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Princi britanik, Charles dhe gruaja e tij Camilla do të nisin sot turneun e tyre gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit, përfshirë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

kamillaNë Kroaci, sot planifikohet pritja zyrtare e trashëgimtarit të fronit britanik nga presidentja e vendit, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Çifti mbretëror pastaj planifikon që ta vizitojë pjesën historike të qytetit, për të parë nga afër restaurimet e ndërtesave, të dëmtuara gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia, të viteve 1991-1995.

Më 15 mars, princi Charles dhe Camilla pritet ta vizitojnë qytetin Osijek, në lindje të Kroacisë.

Çifti mbretëror planifikon që ta vizitojë Beogradin më 16 dhe 17 mars, para vizitës në Mal të Zi, në Podgoricë, më 18 mars.

Vizitat e këtij turneu ballkanik ata do t’i përmbyllin në Kosovë, më 19 mars.

Ky është turneu i tetë i Princit Charles në Ballkan, ndërsa për Camillen, kjo është vizita e saj e parë në këto shtete të Ballkanit.

Çifti mbretëror e kishin vizituar Bosnjë dhe Hercegovinën, së bashku, në mars të vitit 2007. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura