Princi britanik rezulton pozitiv me koronavirus, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Mar 25, 2020 | 11:55
SHPËRNDAJE

Princi Charles ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Princi i Uellsit ka shfaqur simptoma të lehta të virusit, sipas Clarence House.

Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk rezultoi negative.

Clarence House tha se Princi Charles dhe Camilla janë izoluar në Balmoral në Skoci. Ndërsa nuk dihet ende se nga kush u infektua Princi.

“Në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha janë  izoluar në shtëpi në Skoci. Testet u kryen nga NHS në Aberdeenshire. Nuk është e mundur të përcaktohet nga kush e mori virusin Princi për shkak të numri të madh të takimeve që pati gjatë javëve të fundit,”- u tha në deklaratën zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura