Princesha e Japonisë heq dorë nga froni mbretëror për hir të dashurisë! Ja me kë u martua ajo

Oct 27, 2021 | 18:41
SHPËRNDAJE

Princesha Mako e Japonisë, ka hequr dorë nga titulli i saj mbretëror për t’u martuar me të dashurin e saj, i cili është një njeri i zakonshëm. Në lidhje me këtë ngjarje opinioni publik ka reaguar ashpër.

princesha e japonise

Mako, 30 vjeç, vajza më e madhe e princit Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito, u martua me të dashurin, të cilin e njohu në universitetit, Kei Komuro.

Ligjet strikte të trashëgimisë në Japoni, i ndalojnë gratë të ngjiten në Fronin e Krizantemës dhe i detyrojnë të heqin dorë nga titujt e tyre, nëse martohen me njerëz të zakonshëm. Ceremonia, e cila u prit me protesta, u mbajt me dyer të mbyllura pa asnjë madhështi nga traditat mbretërore japoneze.

princesha e japonise (1)

Dasma e Makos ishte një ceremoni shumë e thjesht. Princesha, e veshur me një fustan blu me një tufë lule të bardha, u dha lamtumirën prindërve të saj, përpara se të ndante një përqafim me motrën Kako, 26 vjeç.

Duke lexuar një deklaratë të përgatitur, Mako mbrojti vendimin e saj për t’u martuar, duke e përshkruar Kein si “të pazëvendësueshëm” dhe duke thënë “martesa jonë është një hap i domosdoshëm që ne të jemi në gjendje të mbrojmë zemrat tona”.

Ajo gjithashtu kritikoi lajmet e shkruara gjatë fejesës së tyre dhe i akuzoi për përhapjen e informacionit të rremë dhe ‘thashethemeve të njëanshme’. Familja mbretërore zbuloi më parë se ajo vuante nga çrregullime të ankthit, por princesha e mohoi.

princesha e japonise (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura