Primaret për Tiranën, Ilir Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi. Belind Këlliçi zyrtarisht kandidat i PD për zgjedhjet e 14 Majit

Dec 5, 2022 | 20:42
SHPËRNDAJE

Ilir Alimehmeti është tërhequr nga balotazhi për Tiranën përballë Belind Këlliçit. Ditën e sotme në një konferencë të përbashkët me Belind Këlliçin ai deklaroi se anëtarësia foli në favor të tij.

4f540331-5554-4531-ab17-413ba93b8918

Alimehmeti tha se shenja e parë e qytetarisë është njohja e votës ndërsa tha se do të punojnë së bashku për zgjedhjet e 14 Majit.

“Jemi këtu në selinë e Partisë Demokratike më pak se 24 orë nga primaret kur anëtarësia shprehu me vonë kë do të donte kandidat të Bashkisë së Tiranës. Në respekt të votës së anëtarësisë jemi këtu që të flasim.

Të falenderojmë çdo vëzhgues për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje. Kam qenë i bindur që ishte anëtarësia ajo që duhet të shmangej. Anëtarësia foli në favor të kandidatit Belind Këlliçi. Kjo është shenja e parë e qytetarisë. Të njohësh votën. Falenderoj këdo që më ka mbështetur. Do vazhdoj të punoj për ju për zgjedhjet e 14 Majit”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura