Primaret e kryeqytetit, fuqizimi i Republikës së Tiranës

Nov 10, 2022 | 7:29
SHPËRNDAJE

INDRIT HOXHAINDRIT HOXHA

Ashtu siç pritej, ka një in teres të jashtëzakonshëm për primaret, sidomos në Tiranë. Ky është ilustrimi se nevoja e demokracisë së anëtarëve ka qenë e kahershme, e plotë dhe totale. Profilet, numri i plotë i kandidatëve dhe prezantimi i tyre i parë e dëshmojnë këtë.

Në lidhje me primaret e Tiranës si proces i udhëheqjes së primareve në të gjithë Republikën e Shqipërisë mund të veçojmë të paktën tri fenomene.

Fenomeni i parë është fakti që primaret krijuan, nxitën dhe profilizuan disa kandidatë të profesioneve, karrierave dhe background-eve nga më të ndryshmet. Ky proces krijoi një energji të jashtëzakonshme, kreative, sepse secili kandidat i është dashur deri tani dhe i duhet akoma më shumë në të ardhmen që të paraqesë idetë, programin, profilin, network-un apo fuqinë e vet.

Fenomeni i dytë që lidhet me primaret e Tiranës tregon diferencën e madhe mes kandidatit që ka në lojë maxhoranca dhe kandidatëve që propozon Partia Demokratike në koncept, në profil dhe në qasje. Të tre kandidatët kryesorë, sidomos gjatë prezantimit të parë në emisionin “Opinion”, reflektojnë genuinitetin e qytetarisë së Tiranës për të nxjerrë një kryeqytetar, pra, kryetarin e ardhshëm të bashkisë, jashtë network-ut, lidhjeve apo aparateve shumë të dyshimta në të cilat është i vendosur kryetari aktual i bashkisë gjatë këtyre tetë viteve dhe ndoshta propozon edhe më tutje.

Kjo do të thotë që kandidatët e Tiranës janë nga Tirana dhe për Tiranën, përtej llogarive strategjike që ka profili i kundërshtarit të tyre në lidhje me karrierën ndërkombëtare apo karrierën në politikën qendrore si pretendent për pasardhës i PS-së.

Kthimi i fytyrës nga Tirana dhe jo nga Kryeministria apo nga avioni është një meritë tjetër e këtyre primareve të deritanishme sepse ato fokusohen qartësisht në objektin themelor të tyre, në bashkinë, si dhe në qeverisjen e punëve të qytetit të madh të Tiranës.

Fenomeni i tretë ka të bëjë me madhësinë e Bashkisë së Tiranës. Me Tiranën e madhe, mbas reformës territoriale të vitit 2015, e cila tashmë është një fakt, vëllimi, sipërfaqja, territori, niveli i taksave, niveli i punësimit në administratën bashkiake është i një përmase të tillë sa i ngjan një republike brenda republikës sonë. Është pak a shumë një lloj shteti, p.sh. si Mali i Zi, brenda shtetit shqiptar.

Kjo kërkon një konceptim të ri dhe përbën një sfidë për kandidatët e primareve të Tiranës, për ta trajtuar vendosjen dhe marrëdhënien midis pushtetit lokal në kryeqytetin e Shqipërisë në tërësi, me qeverisjen qendrore dhe me pjesët e tjera të vendit për shkak se Tirana mbetet gjithnjë e më shumë jo thjesht qyteti më i madh, jo thjesht qyteti kryesor, jo thjesht qyteti më kualitativ, jo thjesht qyteti me më shumë taksa, por edhe motori i zhvillimit të shoqërisë.

Në këtë kuptim rëndësia e primareve të Tiranës është e trefishtë sepse ajo duhet të nxjerrë kryeqytetasin, duhet të sjellë ndryshimin në Tiranë dhe duhet të nxjerrë profilin që është i dedikuar plotësisht vetëm për Tiranën dhe nuk shikon nga Kryeministria apo OKB-ja.

* sekretar për Diasporën në PD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura