Prezantuesja e njohur bën shenjën e shqiponjës “Wow, Rita Ora është shqiptare” (VIDEO)

Jun 23, 2015 | 15:03
SHPËRNDAJE

Moderatorja dhe komediania amerikane, Wendy Williams gjatë emisionit të saj “The Wendy Williams Show” e bëri shqiponjën me duar.

Këtë e bëri derisa po fliste për këngëtaren me prejardhje shqiptare, Rita Ora.

“Wow. Rita Ora është shqiptare. Unë nuk e dija se ajo është shqiptare, unë mendoja se ajo ishte gjysmë zezake ose britanike” tha Williams.

Ajo madje edhe përshendeti shqiptarët derisa po fliste për kopertinën e revistës “Marie Claire” në të cilën është protagonist vetë Rita.

Brenda revistës është edhe intervista e Orës ku ajo edhe flet për lidhjen e saj me Calvin Harris dhe ajo thotë që ishte e para që u nda nga DJ.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura