Prezantuesja e “BBC-së” ndërron jetë vetëm tre javë pasi mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19

Aug 26, 2021 | 15:38
SHPËRNDAJE

Lisa Shaw, prezantuesja e BBC-së, ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga vaksina AstraZeneca, tre javë pasi mori dozën e parë. Ajo u shtrua në spital pasi u ankua për dhimbje koke dhe mjekët zbuluan një hemorragji në trurin e saj, shkruan “BBC”.

lisa show (2)

Mpiksjet e gjakut nga vaksina Covid e AstraZeneca janë jashtëzakonisht të rralla, por mund të vrasin deri në një të katërtën e atyre pak pacientëve të prekur, sipas një studimi të fundit.

Shaw, e cila nuk dihej nëse kishte ndonjë problem të thellë shëndetësor, pati dhimbje koke të forta një javë pasi kishte marrë dozën e parë dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë, thanë të afërmit e saj.

lisa show (1)

Komplikacionet bënë që ekspertët e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar të rekomandojnë që të gjithë nën 40 vjeç të marrin Pfizer ose Moderna. Por studiuesit thonë se ky efekt anësor mendohet se prek vetëm një në 50,000 njerëz nën moshën 50 vjeç.

lisa show (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura