Prezantohet projekti për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar në qytetin e Vlorës

May 17, 2022 | 18:17
SHPËRNDAJE

Prezantohet sot projekti për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar e cila do të ngrihet në qytetin e Vlorës.

Ky projekt do të realizohet nga studio izraelite “Kimmel Shkolot Architects” ku do të dokumentohet historia e shqiptarëve dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë viteve të errëta të Holokausit.

Një prej përfaqësuesve të studios arkitekturore, gjatë prezantimit ka treguar se ku do të ndërtohet ky muze.

“Ne kemi menduar të përdorim këtë godinë godinë të vjetër dhe ta rijetëzojmë në Muzeun e ri Hebraik të Shqipërisë. Nëse flasim për vendndodhjen në Vlorë, është një qytet i gjallë dhe po rinovohet nga gjendja urbane. Shumica e komunitetit hebraik ka jetuar aty dhe kemi një shes në qendër të qytetit, në një shesh që i jep godinës mundësi të dialogojë në mënyrë të veçantë me vendin përreth, ka muze përreth” – tha përfaqësuesi i studios së arkitekturës.

Postimi i Edi Ramës:

Prezantimi i projektit fitues për Muzeun Hebraik Shqiptar, nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”, muze që do të hapet në Vlorë dhe do të tregojë të dokumentuar historinë e rrallë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve në vitet e errëta të Holokaustit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura