Prezantohet E-Albania, ja se çfarë ofron portali unik qeveritar. Rama: E vetmja rrugë për të luftuar korrupsionin

May 19, 2015 | 17:26
SHPËRNDAJE

Është prezantuar sot E-Albania, portali unik qeveritar, në të cilin qytetarët mund të kryejnë veprime të ndryshme duke shkurtuar kohën. Shërbimi elektronik do të shmangë pritjet e gjata në sportele por edhe korrupsionin, sipas Qeverisë. 89 shërbime të reja do të shtohen në këtë portal, dhe do të ndërveprojnë 30 institucione.

Kryeministri Edi Rama tha se është nisja e një transformimi rrënjësor, të marrëdhënieve të qytetarëve me shtetin. “Edhe buxheti i shtetit do shpëtojë nga shumë duar…”, tha ai duke iu referuar korrupsionit në sportele.

Vangjush Dako

 

“Pjesë thelbësore e procesit të modernizimit për të cilin ne jemi angazhuar…e vetmja rrugë për të luftuar me prapambetjen që krijon korrupsioni… proces i lidhur më cfarë të dhënash disponohen nga institucionet dhe çfarë baze të dhënash disponojmë në tërësi, duke bërë të mundur që cdo institucion të modernizojë marrëdhënien me qytetarët por edhe bashkëpunim mes institucioneve”.

Kemi të bëjmë “me kalimin nga një shtet që shërben me njerëz, në një shtet që shërben online” tha shefi i Qerverisë duke theksuar se po punohet për një qendër tregtare shërbimesh “ku të gjitha shërbimet do ti kenë në një qendër të madhe tregëtare shërbimesh që do funksionojë online, pa nevojën e ndërveprimit me sportelistët dhe atë avangardë të korrupsionit të cilin e dimë si ka ekzistuar dhe ende vazhdon të funksonojë.

Kryeministri Edi Rama

 Vasilika Vjero, ka prezantuar mënyrën se si aplikohet në këtë shërbim.

“Krijohet një profil fillestar në këtë platformë, pasi janë vërtetuar të dhënat e identifikimit, me databasën e gjendjes civile, individi apo biznesi mund të vijojë marrjen e shërbimeve. Çfarë nënkupton për biznesin? Ata që kanë një aktivitet ekonomik tregtar, lehtësi në regjistrim, mos humbasin më kohë në ecejaket e sporteleve, dhe së dyti, impakt për përmirësimin e kllimës së biznesit, kryhet në më pak se 8 orë pune dhe pa pagesë. Biznesi mund të regjistrohet online në QKR. Regjistrimi online do jetë i njëjtë me atë në sportele”,- tha ajo.

Edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shpjegoi se si do jetë shërbimi për studentët falë këtij aplikacioni, teksa ka theksuar se do të jetë një shërbim i ri për mënyrën e komunimimit me qytetarët.

“Njohja e diplomave, dokumentet kalojnë online…redukton kohën e shërbimit të këtij përfitimi dhe eleminon korrupsionin. ruajtjen e të dhënave personale që mbajnë dosjet”,- tha Nikolla.

Shërbime nga ky portal mund të kryhen edhe për sistemin e pikëzimit të patentave, pagesat online të taksave, etj.

Edhe qytetarët e Durrësit mund të informohen për taksat që ata duhet të paguajnë.

“do ti shërbejë 60 mijë qytetarëve për të paguar taksën e ndërtesësn, tarifën e ndricimit, gjelbërimit…të printojnë faturat dhe të bëjnë pagesat në bankat e nivelit të dytë”,- tha kreu aktual i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura