Prezantohet Drejtorit i ri i Policisë së Burgjeve, Rama e paralajmëron: Kush bashkëpunon me kriminelët, ne…

Oct 23, 2018 | 16:34
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri, i cili do të zëvendësojë largimin nga detyra të Enrik Sulejmanin, i cili u shkarkua nga kreu i Burgjeve, Stefan Çipa, pasi hezitoi të transferojë Ervis Martiajn nga spitali privat për në spitalin e burgut.

5245458

Sakaq, Bardhyl Kaçorri është një emër i njohur në Policinë e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në polici ku ka pasur edhe poste të rëndësishme drejtuese.

Gjatë fjalës së tij Rama tha ndër të tjera se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë zyrtar që do të favorizojë apo bashkëpunojnë  me kriminelët.

“Do të ndëshkohen pa asnjë rezerëvë, kush bashkëpunon me elementët kriminal, duke vënë pikëpyetje integritetin e institucioneve do të ndëshkohet pa asnjë rezervë, kushdo qofshin ata…

Do të ketë kamera 24 orë në institucionet e burgut, si fillim tek 313 e më pas gjithkund, ndërsa tek ato të siguri të lartë do shihen edhe nga salla e monitorit “forca e ligjit”. Në mënyrë që askush të mos fshihet pas batanijes që i hedh kameras si është bërë traditë për fat të keq në të shkuarën”, tha kreu i qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura