“Pretendon se është i infektuar me COVID-19”, Ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës bën kërkesë për lirimin nga burgu, ishte arrestuar për …

Apr 3, 2020 | 13:17
SHPËRNDAJE

Ish-nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, ka bërë kërkesë për lirimin nga burgu.

llanaj

“Panorama Online” ka siguruar kërkesën bërë nga avokati i Llanajt, i cili ngre pretendime se Llanaj ka simptoma të COVID-19.

“Zëvendësimin e masës së sigurimit për shtetasin Florenc LLANAJ, vendosur nëpërmjet Vendimit Nr. 81 Akti, datë 06.05.2019 te Gjykatës së Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit nga “Arrest në burg”, parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale, në “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale, për shkak se dyshohet si i sëmurë me COVID 19 dhe mospërhapjen në ambjentet e IEVP-302, Mine Peza Tiranë”, thuhet në kërkesë.

Avokati Arbër Hoxha ka dorëzuar sot kërkesën në Gjykatën e Posaçme, ndërsa pritet caktimi i një seance për shqyrtimin e kërkesës.1 2 3 4 5 6 7 8 9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura