Pretendoi se u sulmua nga një punonjës i dyqanit, dalin pamjet nga incidenti ku u përfshi ish-kryebashkiaku i New York-ut! Momenti kur 39-vjeçari e prek në shpinë

Jun 27, 2022 | 20:20
SHPËRNDAJE

Ish-kryebashkiaku i New York, Rudi Guliani është përfshirë në një incident ditën e djeshme teksa ishte në një dyqan ushqimor në Staten Island. Teksa po fliste me disa qytetarë në dyqan, një person i është afruar nga prapa dhe e ka prekur në kurriz.

giulianani

Këtë veprim, Giuliani e konsideroi një sulm. Gjatë një emisioni në radio, ai tregoi versionin e tij të ngjarjes, për të cilën tha se ai mori një goditje të fortë në shpinë.

“Ndjeva një goditje në shpinë, sikur dikush më qëlloi. Për fat të mirë nuk u rrëzova. Unë jam 78 vjeç dhe mund të isha rrëzuar në tokë dhe të përplasja kokën e të pësoja fraktura. Djali që më goditi filloi të bërtiste teksa largohej” – tha Giuliani.

Po duket se ish-kryebashkiaku e ka tepruar pak. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga dyqani ku ndodhi dhe incidenti.

Siç shihet nga video, një djalë i afrohet dhe e prek në shpinë, por nga pamjet, nuk duket të ketë qenë një goditje e fortë ashtu siç pretendonte ish-kryebashkiaku.

 

Për një incident të tillë, Giuliani është shprehur për New York Times se i dhemb shpina dhe mezi ecën.

“Më rrëzoi një ose dy hapa para. Më dhimbtë jashtëzakonisht. Kam shenja të kuqe në shpinë” – tha Giuliani.

Djali i përfshirë në incident, është identifikuar si Daniel Gill, 39 vjeç. Sipas Insider, ai është pezulluar nga puna për shkak të “goditjes” që ai i ka dhënë ish-kryebashkiakut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura