“Prestige” fiton kampionatin e parë të minifutbollit amator, Hysenbelliu më i miri, me 22 gola

Jun 16, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

Skuadra e “Prestige MFC” shpallet kampione në minifutbollin amator, duke u renditur e para mes gjashtë skuadrave që luftuan për të fituar trofeun. Golashënuesi më i mirë i “Prestige” doli kapiteni Fatmir Hysenbelliu, me 22 gola të shënuar. Skuadra ku bëjnë pjesë edhe Eugen Shima, Eradi Mërtiri, Renato Antoni, Marsel Dobi, Olsi Klosi, Ilir Bregasi, Rei Xhaferi dhe Flori Xhani, arriti 9 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje.

prestige-(1)

Lojtarët më të mirë të kampionatit të minifutbollit amator do të përfaqësojnë Shqipërinë në Europianin që do të zhvillohet më 12 gusht në Kiev të Ukrainës. Lojtarët e “Prestige”, duke u plotësuar edhe me skuadrat e tjera të vendeve dy dhe tre, do të grumbullohen për t’u paraqitur denjësisht në Europian. Ndërsa ekipi më i mirë merr pjesë në Slloveni në shtator në Ligën e Kampioneve për minifutbollin amator.

 

 

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/prestige-fiton-kampionatin-e-pare-te-minifutbollit-amator-hysenbelliu-me-i-miri-me-22-gola/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura