“Presioni jonë do ta ulë me këmbë në tokë”- Murrizi zbulon çfarë i tha Ramës në takim: Nuk votojmë asnjë pazar që i shitet shqiptarëve si marrëveshje. Me ato jashtë vazhdo…

Jul 7, 2020 | 20:56
SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi pas takimit me kryeministrin Edi Rama shprehet se nuk do të votohet asnjë lloj pazari, siç e ka quajtur ai, që i shitet shqiptarëve si marrëveshje.

murrizi

Teka ka konfirmuar se nuk kane rene dakord per listat e hapura, Murrizi ka zbuluar se i ka thene Rames në takim, që ai mund të vazhdojë ‘pazarin’ me opozitën jashtëparlamentare, por votat për ta kushtëzuar gjenden në Kuvend.

Më tej Murrizi shtoi se sikurse Rama, Basha dhe Kryemadhi nuk janë pro listave të hapura sepse i duan shqiptarët si votues dhe jo zgjedhës, ndërsa shpreh besimin se “presioni jonë do ta uli me këmbë në tokë edhe Ramën edhe 74 deputetë që ka në parlament”.

“Sepse Rama vazhdon ta ketë marrëveshjen me ata që e gatuan këtë sistem zgjedhor në prill të 2008. Ne nuk votojmë asnjë lloj pazari që i shitet shqiptarëve si marrëveshje. Ata kanë hall pushteti, kurse ne i kërkuam që shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Nuk votojmë asnjë lloj buzëkuqi nëse nuk shkojnë drejt zbatimeve pikë për pikë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe hapjes së listave.

Ramës i bëmë të qartë që mund të vazhdosh sa të duash pazarin me ato që janë jashtë, por votat për ta kushtëzuar janë në opozitën parlamentare. 

Rama nuk është pro listave të hapura, sikurse edhe Basha, apo Kryemadhi sepse nuk i duan shqiptarët si zgjedhës, por si votues. Shpresoj dhe besoj që presioni jonë do ta uli me këmbë në tokë edhe Ramën edhe 74 deputetë që ka në parlament”, tha Murrizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura