Presioni i lartë i gjakut: Pesë mënyra natyrale dhe të shëndetshme për ta ulur atë

Jan 17, 2023 | 13:20
SHPËRNDAJE

Presioni i gjakut është një tregues i rëndësishëm i shëndetit të zemrës. Kur është i lartë, rrezikohemi nga një mori problemesh shëndetësore si goditje në tru, infarkt apo sëmundje të tjera kardiovaskulare.

ushqime

 

Ushtrime sistematike

Respektimi i një programi ushtrimesh mund të parandalojë një rritje tjetër të presionit të gjakut. Sipas ekspertëve, një objektiv ditor prej gjysmë ore ushtrime me intensitet të moderuar është një objektiv i arritshëm dhe efektiv për trajtimin e hipertensionit.

Humbje peshe

Humbja e më pak se pesë kilogramë është gjithçka që duhet për të parë rënien e vlerave të presionit të gjakut.

Rregullimi që sjell humbja e peshës në presionin e gjakut është spektakolar, veçanërisht për njerëzit mbipeshë që kanë deri në gjashtë herë më shumë gjasa për të zhvilluar hipertension.

Reduktimi i marrjes së natriumit

Sekreti për rregullimin e presionit të gjakut është reduktimi i natriumit (nën 1500 mg në ditë) dhe rritja e kaliumit.

Ju nuk keni nevojë të numëroni gramët e kripës për të arritur qëllimin tuaj. Mjafton të shmangni ushqimet e të gjitha llojeve të përpunuara dhe të gatshme dhe të vendosni në tenxhere një minimum kripë gjatë gatimit.

Diete e shëndetshme

Dieta mesdhetare është opsion ideal për uljen e vlerave të presionit të gjakut. Në çdo rast, dieta jonë duhet të jetë e pasur me fruta, perime, mish pa dhjamë, peshk, bishtajore dhe drithëra.

Ndaloni pirjen e duhanit

Pirja e duhanit rrit presionin e gjakut, duke shkaktuar dëme në muret e enëve të gjakut, inflamacion dhe arteriosklerozë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura