‘Presion mbi Vuçiçin të heqë dorë nga dialogu kombëtar për Kosovën’

Aug 15, 2017 | 8:57
SHPËRNDAJE

Thirrja e Presidentit serb, Aleksandar Vuçic për një dialog të gjerë kombëtar për çështjen e Kosovës nuk është hasur në pritje të ngrohte nga qendra te pushtetit në Lindje dhe në Perëndim, shkruan ‘News’, transmeton Indeksonline.

ALEKSANDAR VUCIC

Shqiptarët dhe serbët jo vetëm që nuk e duan këtë zgjidhje rreth Kosovës por edhe atë të ruajtjes së status-kuotës së fuqive të mëdha si Amerika, BE-ja dhe Rusia.

“Megjithatë Vuçiq vazhdon iniciativën e tij, por është i vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë në gjendje të imponojë ndonjë zgjidhje duan shqiptarët apo serbët dhe as bashkësia kombëtare”, thuhet të ketë deklaruar një person i afërt i Vuçiq.

Sipas gazetës në fjalë, Vuçiq nga kontaktet me të huaj ka kuptuar se të gjithë prej tyre korresponduan me ruajtjen aktuale të Ballkan-it.

Në anën tjetër siç raporton ‘News’ qarqet e larta në Moskë kanë thënë për ta se nuk kanë asgjë kundër idesë tjetër për demarkacion,e cila sipas tyre është parë si një euforizëm për ndarjen e provincës.

Sipas tyre nëse propozimi i bërë nga zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq ka të bëjë me zgjidhjen dhe caktimin e marrëdhënieve më të mira me Prishtinën, atëherë është i mirëpritur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura