Presidentja Osmani takohet me Papa Franceskun në Selinë e Shenjtë: Njohja e Kosovës nga Vatikani ndikon në fuqizimin e…

Jan 23, 2023 | 17:40
SHPËRNDAJE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku.

323424272_3301768850075178_4151999641385979010_n

Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit të Presidencës, ku sipas tyre, Osmani i tha Papës se synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani.

“Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore, si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, tha ajo.

Kujtojmë se Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, por Vatikani ende nuk e ka njohur shtetësinë e saj.

Gjithashtu bëhet me dije se Osmani e falënderoi Papën për vendimin e tij të vitit 2018 për ta ngritur Administratën Apostolike të Kosovës në nivel të Dioqezës.

Në takim u bisedua gjithashtu për raportet ndërmjet dy vendeve si dhe rrugën europiane të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Romë, Osmani do të pritet edhe nga presidenti italian, Sergio Mattarella.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura