Presidentja Osmani takim me homologun italian: Na bashkon orientimi i përbashkët për paqe dhe demokraci (FOTOT)

Jan 23, 2023 | 21:28
SHPËRNDAJE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me homologun e saj në Itali, Sergio Mattarella.

unnamed-3-1

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se Kosovën dhe Italinë i bashkojnë përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet në rajon, por edhe orientimi i përbashkët mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral. Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë.

Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura