Presidentja Osmani: Me NATO-n koordinohemi për të gjithë territorin, Kosova është e pandashme

Nov 27, 2022 | 16:37
SHPËRNDAJE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se autoritetet koordinohen me NATO-n për të gjithë territorin e vendit dhe sipas saj Kosova është e pandashme.

77-2-750x375 (1)

Komentet ajo i bëri gjatë një vizite sot në kazermën “Adem Jashari” me rastin e  “Ditës së Forcës” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Deri më tani kam pasur disa takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe natyrisht që diskutojmë për ndërveprimin tonë më NATO-n dhe koordinimi ynë më NATO-n është i nevojshëm për tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm për veri”, është shprehur Osmani.

“Ne flasim për të gjithë territorin, Kosova është e tëra dhe është e pandashme. Andaj çdo koordinim i yni me bashkësinë ndërkombëtare është për tërë territorin e Kosovës”, tha ajo.

Ajo shtoi më tej se FSK-ja është duke treguar sukses të madh në transformimin në Ushtri të Kosovës.

Së bashku me presidenten, është parë edhe Rifat Jashari (vëllai i legjendarit Adem Jashari) dhe interesi për këtë event ka qenë i lartë, për të parë kapacitetet ushtarake të FSK-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura