Presidentja kroate mesazh në Tiranë: Mjedisi çështje kryesore për integrimin në BE

Jul 18, 2018 | 19:21
SHPËRNDAJE

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë konferencës nga Presidenca në Tiranë me homologun Ilir Meta, u shpreh se pastrimi i mjedisit është një çështjet thelbësore për integrimin në BE.

Kitaroviç foli për një projekt të përbashkët rajonal për pastrimin e detit Adriatik, ndërsa gjatë sesionit të pyetjeve nga gazetarët, një gazetar i televizionit publik kroat shtroi parantezën se ndotja e detit Adriatik në Shqipëri ka sjellë ndotje edhe në zonën e Dalmacisë në Kroaci. Më pas, pyeti presidenten kroate se ç’do të bëjë Kroacia për ta ndihmuar Shqipërinë me këtë çështje dhe Presidentin Meta se ç’masa do marrë Shqipëria për të zgjidhur problemin e ndotjes.

e6c4e939-4aff-48b2-8b7e-2ebfc38d9138

“Kroacia është donatori kryesor i një projekti për pastrimin e detit dhe duam ta ndihmojmë Shqipërinë që ta kalojë këtë problem për të ruajtur mjedisin”, tha Presidentja kroate.

d60721ff-0239-4561-a0c9-d5d811a191c0

“Para se Kroacia hapi negociatat, fusha e pastrimit mjedisor ishte një nga çështjet më të vështira dhe Shqipëria ka të njëjtat probleme”, shtoi.

Ndërsa Presidenti Meta u shpreh se, “nisur edhe nga kërkesat që në duhet të plotësojnë për mjedisin dhe sa i takon anëtarësimit në BE, ne mbështetemi fort në ekspertizën e Kroacisë, jam shumë i lumtur që dhe Presidentja çështjen e mjedisit e ka mjaft përzemërt”.

d04575f5-12f2-4c79-8043-1d31831c47c1

“Ky do të jetë një bashkëpunim edhe me Malin e Zi dhe ne do të bëjmë shumë më tepër edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura