Presidentja e Kroacisë shpreh mbështetjen për Shqipërisë: Do luftojmë për ju në BE, bashkëpunim për…

Jul 19, 2018 | 11:20
SHPËRNDAJE

Presidentja e Kroacisë Kolinda Kitaroviç ka qenë sot e pranishme në seancën plenare në Kuvend, ku ka shprehur mbështetjen e  vendit të saj për rrugën e Shqipërisë drejt  BE-së.

Po ashtu Kitaroviç deklaroi se kur Kroacia të marrë presidencën në BE, do të kenë fokus për zgjerimin dhe vijimin e reformave në Shqipëri.

23-1531991932

Pjesë nga deklarata

Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë si aleate në misione të paqes. Shqipëria një partner mjaft i rëndësishëm. Kroacia e mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria ka bërë shumë progres dhe ky është njohur dhe nga komisioni Evropian.

Është e rëndësishëm që të ketë një bashkim kombëtar, që të njihen reformat që ka bërë qeveria. Procesi i Vettingut duhet të vijojë dhe të rrisë vlerësimin për gjyqësorin.

Kroacia përkushton të gjithë  vëmendjen e saj  për zgjerimin dhe do të mbështesë Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE. Gjithashtu ne do të punojmë për ngritjen e një bashkëpunimi më të mirë siç janë ato të transportit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura