Presidentja e Kosovës fotografohet me Joe Biden dhe bashkëshorten e tij! Osmani: Miqësi e përhershme me SHBA-në

Sep 22, 2022 | 18:42
SHPËRNDAJE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë realizuar të enjten fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

vjosa osmani

Fotoja është publikuar nga vetë Osmani në Facebook, e cila shkruan: “Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në New York ku po zhvillon takime me liderë të vendeve të ndryshme. Ajo është takuar me Bidenin edhe gjatë ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën në Mbretëri të Bashkuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura