Presidentja e KE ‘sulmon’ Macron: I hapi derën Rusisë në Ballkanin Perëndimor

Nov 11, 2019 | 13:46
SHPËRNDAJE

“Emmanuel Macron i ka hapur derën Rusisë dhe Kines në Ballkanin Perëndimor”. Paralajmerimi ka ardhur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur ne 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, teksa i eshte referuar vendimit per mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

ursula

“BE kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha. Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit”- ka thene ajo, raporton Express.co.uk

Sipas saj, BE duhet te nise bisedimet e pranimet me dy vendet, nderkohe qe ka theksuar se liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.

Sipas saj, nese Brukseli nuk e ben detyren ne kete rast dhe nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, boshllekun qe mbetet do ta mbushin vendet e tjera, si Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura