Presidenti Vuçiç e pranon: Kemi presion për ta njohur Kosovën për anëtarësim në BE

Oct 15, 2019 | 20:57
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka pranuar sot se për Serbinë është jetike zgjidhja e problemit me Kosovën. Vuçiq e ka pranuar gjithashtu se zgjidhja e problemit me Kosovën është edhe kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ajo që ne po shohim është presion madje shumë presion për Kosovën. Ky është problemi ynë”,tha Vuçiq, pas takimit me ish-kryeministrin e Belgjikës, Herman Van Rompuy i cili ishte gjithashtu edhe kreu i Komisionit Evropian.

Vuçiq javën e kaluar ka pritur në takim edhe të Dërguarin e Posaçëm të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, takim nga i cili Vuçiq nuk ka dalur i kënaqur.vucic-e1522265053112-587x330

Sipas asaj që ka treguar këshilltarja për media e Vuçiqit, ky takim ka qenë një prej më të vështirëve, meqenëse pas takimit Vuçiq s’kishte biseduar me askënd prej stafit të tij për disa minuta me radhë, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, mediat serbe patën raportuar se Grenell i ka kërkuar Vuçiqit njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vetë Vuçiq ka folur pak për këtë takim me të dërguarin e Trump, duke thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se Serbia nuk do të marrë asgjë në këmbim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura