“Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore”, Rama i përgjigjet Metës: Teatri na la, por jam gati të ulem për…

May 22, 2020 | 13:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha se u ka prezantuar të gjithë palëve një plan me 14 pika, ndërsa mohon të ketë marrë një propozim të tillë.

Me një shënim në Tëitter, Rama shprehet i gatshëm të ulet në tryezë dialogu me Presidentin e opozitën, përfshirë këtu ndërkombëtarët për Drejtësinë dhe Integrimin

ramama

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin“, shkruan mes të tjerash Rama.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura