Presidenti shokon: Kam qenë homoseksual si kundërshtari im politik, por u ‘shërova’ gjatë…

May 31, 2019 | 18:43
SHPËRNDAJE

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte bëri një deklaratë të papritur gjatë vizitës në Japoni, duke thënë se ai ishte homoseksual para se të njihte gruan e tij …pastaj ai “u bë përsëri njeri”.

5cf14476fc7e9312608b4597

Pasi akuzoi çdo prift në kishën katolike se ishte homoseksual më herët gjatë vitit, gjatë një fjalimi të enjten ai vendosi të ‘dalë’ kundër parimeve të tij, duke thënë se dikur kishte qenë edhe vetë.

Mediat filipinase, shkruajnë se Duterte tallet me senatorin Antonio Trillanes IV, kundërshtarin e tij politik duke thënë se lëvizjet e tij tregojnë se ai është homoseksual.

Duterte gjithashtu njoftohet se “rrëfeu” se ai ishte homoseksual para se të takonte ish-gruan, Elizabeth Zimmerman.

” Ju kërkoni ndonjë person homoseksual që sheh Trillanes të lëvizë, ata do të thonë se ai është homoseksual. Nuk është çudi. Gjë e mirë që Trillanes dhe unë jemi të ngjashëm, por unë u shërova“, tha Duterte gjatë një fjalimi të enjten.

“Kur fillova një marrëdhënie me Zimmerman, thashë, është kjo. U bëra përsëri një njeri”, shtoi ai.

I shquar për deklaratat kontraverse, Duterte ka folur për prirjet e tij edhe më herët.

Në vitin 2017, ai bëri shaka duke deklaruar se ishte biseksual dhe kështu mund të ‘argëtohej në të dy mënyrat’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura