Presidenti pret ambasadorin e Kilit: Të rrisim bashkëpunimin për përballimin e fatkeqësive natyrore

Dec 3, 2019 | 11:34
SHPËRNDAJE

Meta ambasadori i KilitPresidenti i Republikës, Ilir Meta, pritur sot në një takim Ambasadorin e Kilit, Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë takimit kokë më kokë,  Meta vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, përmes rritjes së dialogut politik, të bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor.

Gjithashtu, Presidenti inkurajoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përballimin e fatkeqësive natyrore, referuar eksperiencës së fituar nga Kili për marrjen e masave të duhura, nga përvojat e tmerrshme që ka kaluar nga tërmetet në të kaluarën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura