“Presidenti nuk është Nastradini, ndryshe nga Basha ai…”, Rama mesazh Metës, i kujton Kushtetutën: Është seli e opozitës, por në fund…

Jul 15, 2020 | 14:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama i ka dhënë përgjigje të prerë sot mesazhit të dhënë nga presidenti i vendit Ilir Meta për të mos bërë aventura me Kushtetutën, për të cilin, kreu i shtetit, porositi gjatë takimit me kryedemokratin Basha.

Në përgjigje të kësaj, Rama, kujtoi shportën me qershi të Nastradinit, që i ndante ne të ngrënshme e të pangrënshme, sipas oreksit, duke i kujtuar atij Kushtetutën.

“Realisht nuk i kam ndjekur këto që kanë ndodhur sot, atë të 82 deputetëve të ligjshëm e dëgjova, por mirë, nëse janë kaq, po marrëveshjen si do e votojmë, nuk votojmë dot as marrëveshjen që presidenti e ka përshendetur dhe e pëlqen aq shumë. Apo si qershitë e Nastradinit, ka të mira e të pangrënshme sipas oreksit, presidenti është ndryshe në këtë pikë nga Basha, e njeh shumë mirë arithmetikën dhe sa i takon legjitimitteit të parlamentit, faktikisht presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me kuvendin, kthen ligje, miraton ligje edhe në ngrëcin e madh kemi pasur bashkëpunim. Parlamenti nuk është shporta e qershive të Nastradinit ashtu si nuk mendoj që presidenti është Nastradini. Ai ëhstë në opozitë, presidenca është seli e opozitës, dhe kemi 3 opozita në fakt, parlamentare, jashtëparlamentare dhe presidenciale, por me këtë të fundit marrëdhënien e kemi institucionale. Nismën e vlerëson kuvendi, ai i dëgjon të gjithë, por të gjithë pastaj do e dëgjojnë, Presidenti nuk ka kushtetushmërisht të drejtën të japë opinion zyrtar për ndryshimin e kushtetutës nga kuvendi e thotë kushtetuta”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura